Futsall, Kosova fiton miqësoren kundër Arabisë Saudite NULL NULL 12.12.2023 21:42 12.12.2023 21:42 Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Shkup. Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:1, me golat e Ylli Mazrekut dhe Drilon Maxharrajt. Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të zhvendoset në Budapest, ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje miqësore, më datat 14 dhe 16 dhjetor.