Futsall: Barcelona ia bën 8:2 Prishtinës NULL NULL 15.01.2021 19:41 15.01.2021 19:41 Ka nisur edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet Mabetex Prishtina dhe Barcelona në futsall. Skuadra kosovare ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë kundër gjigantit katalunas, njofton Klan Kosova. Golin e parë e ka realizuar lojtari Mërgim Dervishaj pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, njofton Klan Kosova. Ndërsa golin e dytë e ka shënuar Orhan Ibishi në minutën e 26-të të pjesës së dytë. Rezultati i kësaj ndeshje është 8:2 në favor të katalunasve. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në ‘Palau Blaugrana’ të Barcelonës dhe është duke u transmetuar ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Motion. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj përballje historike. Futsall: Përfundon pjesa e parë Barcelona-Prishtina 5:1 klankosova.tv