Futbollisti nga Kongo “mashtroi” Llapin dhe klubet në Shqipëri se është tetë vjet më i ri? (FOTO) NULL NULL 19.12.2025 17:36 19.12.2025 17:36 Futbollisti Nyhanguila Kalonji raportohet të ketë mashtruar me moshën e tij, duke e “bërë” veten tetë vjet më të ri. Top Channel ka publikuar dokumentet ku Kalonji, i lindur më 1997, ka gënjyer sikur ka lindur në vitin 2005. Sipas informacioneve, lojtari ka qenë më herët aktiv në Qipron, përpara se të transferohej në kampionatet shqiptare të kategorive amatore dhe më pas në ato profesioniste në Kosovë dhe Shqipëri. Ai në Kosovë madje kishte luajtur për gjysmë viti te Llapi, teksa sivjet mbron ngjyrat e Luftëtarit në Shqipëri.