Futbollisti më i vjetër në botë e shtyen pensionimin NULL NULL 11.11.2015 11:40 11.11.2015 11:40 Sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura, do të zgjasë karrierën e tij në futbollin profesional e cila konsiderohet të jetë si më e gjata në botë, transmeton Klan Kosova. “Unë i jam mirënjohës stafit dhe përkrahësve që gjithmonë më mbështesin”, ka thënë Miura. Sulmuesi theku rekord si golashënuesi më i moshuar në futbollin japonez në qershor kur ai shënoi golin e fitores në ndeshjen e divizionit të dytë katër muaj pa mbushur 48 vjet. Miura, që ka shënuar 3 herë në 16 paraqitje këtë sezon ka luajtur për disa klube në Japoni. Ai bëri debutimin e tij profesional në vitin 1986 dhe është menduar të jetë lojtari më i vjetër aktiv profesional. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025