Futbollistët serbë do të hanë ushqime shqiptare - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollistët serbë do të hanë ushqime shqiptare

NULL NULL
02/10/2015

Kuzhinieri i përfaqësueses së Serbisë në futboll, Velimir Simaniç, ka mohuar shkrimet e mediumeve serbe se ai do të udhëtojë në Shqipëri nga frika se serbët mund të helmohen atje. Ai ka treguar se ujin dhe gjërat ushqimore planifikon t’i blejë në Shqipëri. Kuzhinieri që për herë të 25-­të kujdeset për ushqimin e lojtarëve të Serbisë para ndeshjeve, nuk ka dyshime në kolegët shqiptarë dhe thotë se masat e sigurisë janë në nivel shumë të lartë.

Ai ka treguar se do të luajë rolin e kontrolluesit të kuzhinierëve në hotelin ku do të vendoset Serbia, në Tiranë. “Nuk kemi asnjë frikë për helmim. Kjo është një procedurë rutinë. Nuk është hera e parë që unë jam pjesë e delegacionit të përfaqësueses.

Ne nuk shkojmë në vendet ku luan Kombëtarja jonë për të gatuar ushqimet tona. Ka pasur një spekulim në lidhje me këtë. Unë thjesht shkoj atje sepse e di mirë se si ushqehen futbollistët e mi dhe në njëfarë mënyrë jap sugjerime apo orientoj për ushqimet që duhet t’i serviren ekipit. Në Shqipëri, skuadra jonë do të ushqehet me produkte vendëse. Nuk kemi ndërmend të marrim ushqim nga Serbia”, ka thënë Simaniç.

Trajner – Velimir Simaniç ka deklaruar se është pajisur me licencën e trajnerit pak vite më parë dhe se kjo e ndihmon që ta ketë më të lehtë punën sa u përket gatimeve që u bën lojtarëve të përfaqësueses serbe. “Mos më nënvlerësoni. Nuk jam vetëm kuzhinier, por kam edhe licencë trajneri. Kjo të ndihmon shumë që të servirësh ushqimet e nevojshme për futbollistët”, ka deklaruar ai, shkruan PanoramaSport.

Kryeministri – Ndërkohë për ndeshjen e 8 tetorit ka folur edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Planifikoj të vizitoj Shqipërinë dhe atje të shoh ndeshjen mes përfaqë­sueses shqiptare dhe asaj serbe. Shpresoj se nuk do të ketë probleme”, ka thënë Vuçiç. Zv.presidenti – Sipas numrit dy të federatës serbe, Savo Milosheviç, ndeshja me Shqipërinë është bërë një çështje kombëtare. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme edhe pse nuk vlen për kualifikimin tonë. Ne po përgatitemi për kualifikueset e Botërorit dhe duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Edhe ndaj Shqipërisë”, përfundon Milosheviç.