Futbolli italian, sot me plot ngjarje NULL NULL 29.03.2025 10:42 29.03.2025 10:42 Foto ilustruese Pas një pushimi 2-javor, futbolli italian i Serie A rikthehet me përballje shumë interesante këtë të shtunë. Como-Empoli dhe Venezia-Bologna janë ndeshjet e para që do të zhvillohen sot. E para transmetohet në kanalin Sport3 ndërsa e dyta në Sport4 në platformën më të pasur televizive në vend, Artmotion, me fillim nga ora 15:00. Nga ora 18:00, në Sport1 transmetohet ballafaqimi Juventus – Genoa, me “Zonjën e vjetër” që po lufton për një pozitë në Champions. Kurse mbrëmja është e rezervuar për përballjen Lecce – Roma, e cila nis nga ora 20:45 dhe transmetohet në Sport1 të platformës Artmotion.