Fustanet dhurohen edhe në kryeqytet NULL NULL 15.05.2015 08:51 15.05.2015 08:51 Aktiviteti "Mendoj për ty" i organizuar me nismën e artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës organizohet sot edhe në Prishtinë ku qytetarët mund të dhurojnë fustane e funde. Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës sot organizon ngjarjen “Grumbullimi i fustaneve/fundeve” që është instalacion artistik “Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës. Në këtë ngjarje që mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, në orën 10 merr pjesë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Ky aktivitet është mbajtur në disa qytete të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 20 minuta më parë