Fushë Kosovë: Burri bëri për spital një grua në ditën e Bajramit NULL NULL 11.04.2024 08:38 11.04.2024 08:38 Foto ilustruese Një grua është sulmuar nga një burrë në ditën e Bajramit, në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka lajmëruar vetë ajo. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.