Fushata në Shtime: Miku i Kosovës në tubimin e Hamzës (VIDEO) NULL NULL 23.01.2025 20:34 23.01.2025 20:34 Slogani alternativ i PDK-së nuk mungon në një asnjë tubim, madje ai shoqërohet me simbolet e akronimet të UÇK-së dhe këngët me mesazhe të luftës dhe lirisë. Në tubimin e sotëm të mbajtur në Shtime, ishte edhe ish-ambasadori William Walker, personalitet ky që i tregoi botës për masakrën e Reçakut që e kryen forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë, raporton Klan Kosova. Shtimja, bastion i PDK-së në nivel lokal deri para zgjedhjeve të kaluara, mblodhi simpatizantët e saj në palestrën e sportit. E kur u përmend emri i mikut të Kosovës dhe diplomatit Walker për të marrë fjalën, salla u ndez. Njëjtë ndodhi edhe me daljen e Bedri Hamzës, kryetarit aktual të Mitrovicës e që synon pozitën e kryeministrit të shtetit. Hamza nuk kaloi te vizioni i tij premtues pa ia dedikuar ca fjali ish-ambasadorit dhe mysafirit të tij për sonte, ndërkaq më pas u zotua se në fokus e ka kujdesin për mirëqenien e familjeve. Tjetër premtim i tij ishte mos mungesë të ilaçeve për pacientët me sëmundje kronike. Pa harruar arsimin, përmes bursave shtetërore dhe investimeve të mëdha kapitale siç tha ai në vlerë mbi 6 miliardë euro brenda qeverisjes potenciale 4 vjeçare të PDK-së.