Fury e mposht Ngannoun, mbetet i pamposhtur NULL NULL 29.10.2023 01:31 29.10.2023 01:31 Bokseri Tyson Fury mbetet i pamposhtur në kuadër të peshave të rënda. Fury në mesnatën e sotme triumfoi ndaj Francis Ngannous, pas 10 raundeve, në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite. Fury fitoi me vendim të gjyqtarëve, raporton Klankosova.tv. Këto ishin votat e gjyqtarëve: 95-94 Ngannou, 96-93 Fury, 95-94 Fury Tyson Fury tani ka 34 fitore dhe një barazim, dhe kështu mbetet akoma i pamposhtur.