Fury arrin duke e paralajmëruar Usykun: Në majë të botës NULL NULL 18.05.2024 21:59 18.05.2024 21:59 Boksieri britanik Tyson Fury ka arritur në vendin ku do të përballet me Oleksandër Usykun, në meçin e shumëpritur. Ai pati pak fjalë para hyrjes:”Në majë të botës”. Fury ishte i veshur me një kostum mjaft elegant. Kjo ndeshje do të kurorëzojë mbretin absolut të kategorisë së peshave të rënda për herë të parë që kur Lennox Lewis e arriti këtë arritje në vitin 2000. Fury, me një rekord të pamposhtur prej 34-0-1 dhe 24 nokaut, është kampioni aktual i WBC. Kundërshtari i tij, Usyk, gjithashtu është i pamposhtur pamposhtur në 21 ndeshje, duke fituar 14 prej tyre me nokaut, dhe mban titujt WBA, WBO dhe IBF. Ky meç pritet të nisë nga ora 00:00. TYSON FURY IN THE HOUSE! 🏡 pic.twitter.com/VDZx0J2eLD — Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) May 18, 2024