Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Funksionalizohet Këshilli Ekonomik Social

NULL NULL
22.10.2021 19:08

Këtë të premte është funksionalizuar Këshilli Ekonomik Social, për këtë i ftuar në “Info Magazine”, në Klan Kosova, Atdhe Hykolli, ka folur rreth funksionimit dhe mandatit të tij, njofton Klankosova.tv.

“Para disa ditëve jam zgjedhur kryetar i Bashkimit të Sindikatave, një ndër pikat e programit tim ka qenë funksionalizimi i Këshilli Ekonomiko Social, gjatë ditës së sotme e kemi mbajtur takimin, i thirrur nga bashkimi i sindikatave të pavarura të Kosovës, ky këshill udhëhiqet nga kryesuesi i këshillit ekonomik social, i cili zgjidhet me rotacion dhe është me mandat një vjeçar”, tha Hykolli

Tutje, Hykolli tha se ky këshill funksionon me rotacion.

“Ky këshill funksionon me rotacion ku funksionin e ushtrojnë përfaqësuesit e republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Organizatave të Punëtorëve ose Sindikatave, dhe përfaqësuesit organizatave të punëdhënësve”, ka theksuar Hykolli.

“Gjatë ditës së sotme e kemi thirrur këshillin ekonomik social dhe së bashku me partnerët tanë të  biznesit, odën ekonomike të Kosovës, dhe Aleanca Kosova e Biznesit, e kemi funksionalizuar”.

Ky këshill nuk ka funksionuar që një vit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.