Fton dhëndrin për t’i marr jetën (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 11.09.2022 20:08 nga Flamur Gajtani 11.09.2022 20:08 Për qejf e thirri në shtëpinë e tij por një person nga Lutogllava e Pejës po dyshohet se ka prerë në besë burrin e motrës së tij pasi e plagoi prapa shpinës të shtunën mbrëma. 44 vjeçari duke u shtir si i vdekur, kishte arrit që i gjakosur të ik nga aty për të kërkuar shpëtim. Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit dhe konfiskoi një AK47. I pandehuri që ngarkohet për tentim vrasje në mënyrë dinake bashkë me armën e dyshuar, njëherë iku e pastaj u vetëdorëzua. A.G u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e prej aty në QKUK dhe sipas gruas së tij është jashtë rrezikut për jetë. Ajo të dielën i tha Klanit se vëllai pas ngjarjes ishte personalisht dhe atë me fëmijë e dërgoi në shtëpinë e tij në Lutogllavë. Sipas saj, konflikte të mëhershme mes familjeve nuk kishte kurrë, dhe plagosja e të shoqit u bë në mënyrë aksidentale nga vëllai, gjë që e ka deklaruar edhe në polici.