Ftohen investime nga Luksemburgu NULL NULL 04.05.2015 16:50 04.05.2015 16:50 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, është takuar edhe me ministrin për Siguri Sociale, i cili është njëherësh ministër për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare dhe ministër për Sport, Romain Schneider Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi ministrin Schneider për mbështetjen zemërgjerë që Luksemburgu po i jep Kosovës në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës, që kapë shumën e përgjithshme prej 70 milionë euro deri më sot. Thaçi dhe Schneider diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve. “Kosova ofron një klimë të favorshme me shumë lehtësira për investitorët e huaj. Ftoj investitorët luksemburgas që të investojnë në Kosovë në të gjithë sektorët ekonomikë”, i ka thënë Thaçi ministrit Schneider. Thaçi është shprehur se mbeten për t’u ratifikuar disa marrëveshje mes Kosovës dhe Luksemburgut, siç janë ato për sistemin e ujit për rajonin e Mitrovicës dhe projekte në fushën e shëndetësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Moti në Mbretërinë e Bashkuar, lëshohet alarm në të gjithë Anglinë për temperatura të larta 2 minuta më parë
Kosova “Erdhi në gjendje septike, plot qelb…” Flasin mjekët që e pranuan Adnan Mulecin në QKUK (VIDEO) 2 minuta më parë
Lajme 34 vjet PS, Rama: Ditëlindje e veçantë – mbështetje e madhe si asnjëherë më parë 4 minuta më parë