Ftesa e Prokorurisë Speciale ndaj Kurtit, Bislimi: Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon në janar NULL NULL 11.12.2024 17:53 11.12.2024 17:53 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për ftesën që i bëri Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Në një postim në Facebook, Bislimi ka ironizuar me prokurorin që e kanë nisur ftesën ndaj Kurtit. “Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, ka thënë Bislimi. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për ftesën e Kurtit tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”. “Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day