FSK-së i shtohen 17 oficerë të rinj (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 01.07.2022 20:36 nga Agnesa Sahiti 01.07.2022 20:36 Pas 4 vitesh përgatitje e mësime sot diplomuan 17 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”. Ata gjatë kësaj periudhe kohore, mësime morën në Qendrën për Studime Universitare “Wesley Clark” të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së. I pranishëm për ta përcjellë ceremoninë ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, që u shpreh krenarë për kuadrot e reja, derisa tha se synim mbetet anëtarësimi në NATO. Ndërkohë kadet i dalluar i kësaj gjenerate u shpall Korab Seferi. Ai tha se për të ardhur këtu ku janë sot kaluan shumë sfida dhe mësuan se limitet fizike e psikike tejkalohen më lehtë se që mendohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 15 orë më parë