Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK: Ne e gjetëm trupin e Sead Alushit

NULL NULL
29.04.2015 17:02

Ministria e FSK-së nëpërmjet një komunikate për media sqaron se trupin e Alushit e kanë gjetur ekipet e shpëtimit të FSK-së.

“Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, dje rreth orës 13.00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës. Seadi, më 10 prill 2015,tek sa po tentonte ta kalonte lumin Ibër ishte mbytur”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate bëhet e ditur se gjatë 19 ditëve të kërkimit, FSK-ja kishte angazhuar çdo ditë, një ekip profesionistësh në ujëra prej 17 deri 40 pjesëtarë(varësisht prej rrethanave)me 4 automjete, dy barka si dhe pajisjet specialistike për kërkim-shpëtim në ujëra.

Ekipi i kërkim–shpëtimit të FSK-së, gjatë tërë kohës së operacionit u përkrah dhe pati një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, Policinë e Kosovës, udhëheqjen e komunave, qytetarët dhe strukturat tjera komunale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.