FSK mban “Ujkun Vigjilent – 2” NULL NULL 22.06.2017 12:05 22.06.2017 12:05 Kompania 2/A e Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forcës me kohëzgjatje prej tre muajsh nga 10 prilli deri me 21 qershor Siç bëhet e ditur në një kumtesë të FSK-së, si përmbledhje e të gjitha fazave të trajnimit tre mujor Kompania 2/A ka përfunduar këtë trajnim me realizimin e ushtrimit Fushor 48 orësh të koduar “UJKU VIGJILENT- 2” në Deçan dhe fshatrat Lumbardhë, Lluke etj. Ushtrimi fushor është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe është ekzekutuar nga Kompania 2/A në bazë të (PUT) Procedurës së Udhëheqjes së Trupave, me qëllim të vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës tremujore të trajnimit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025