FSK-ja s’bëhet ushtri me ligj NULL NULL 08.03.2017 13:26 08.03.2017 13:26 Press Conference NATO Secretary General Jens Stoltenberg Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shfaqur shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me transformimin e propozuar të FSK-së në forca të armatosura. “Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafen, për t’ju treguar shqetësimet e aleatëve të NATO-s në lidhje me transformimin e FSK-së në forca të armatosura, pa ndryshime kushtetuese. Kam bërë të qartë që hapat e njëanshëm, siç është ky nuk ndihmojnë, si dhe kam nxitur autoritetet në Kosovë që të qëndrojnë në kontakt të afërt me Beogradin” ka thënë Stoltenberg. Tutje ai ka shtuar që NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së gjatë viteve të fundit, si forcë profesionale multi-etnike, transmeton Klan Kosova. Gjithashtu është thënë që transformimi i FSK-së në forca të armatosura, është i pamundur pa ndryshime kushtetuese dhe pa miratimin e serbëve.