FSK-ja me qen të trajnuar vazhdon kërkimet për punëtorin në gërmadhat e ish-Adriatikut NULL NULL 22.04.2019 23:51 22.04.2019 23:51 Janë bërë gjashtë orë prej se kur kanë filluar kërkimet për njërit nga punëtorët që e zunë muret e rrënuara të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës, ekipi i zjarrëfikësve dhe në orët e mbrëmjes edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim shpëtim. FSK me qen të trajnuar për këso rastesh po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb. Nehat Bahtiri, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, ka thënë për Klan Kosovën se pronari i ri apo punëkryerësi i rinovimit nuk ka leje për punë nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu në një veturë në qendër të Prishtinës 46 minuta më parë