FSK-ja konsumon veç prodhime vendore NULL NULL 02.06.2015 14:44 02.06.2015 14:44 Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë konsumues të rregullt të prodhimeve vendore. Si fuqi e madhe konsumuese e prodhimeve vendore dhe potencial për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, ata pranuan sot një mirënjohje nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Kryetari i Aleances Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, vizitoi sot Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë dhe gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, ku falënderoi që po i qëndrojnë besnik prodhimeve vendore dhe po i zgjedhin ato për konsumim. Në këtë ceremoni, u tha se për të pasur një ekonomi më të mirë në vend, fillimisht duhet që ushtria të jetë e para që konsumon prodhime, uniformë dhe armatim vendor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.