Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK e gatshme për t`u shndërruar në FAK

NULL NULL
01.06.2016 16:15

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka organizuar sot dëgjim publik me shoqërinë civile për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FSK-në.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkëlzen Sylaj i cili fillimisht foli mbi procesin e Rishikimit të Strategjisë të  Sektorit të Sigurisë së Kosovës, rekomandimet e dala nga ky rishikim si dhe procesin e planifikimit dhe përgatitjeve të Ministrisë për përgatitjen e ligjeve dhe amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Më tej, ai tha se Ministria për Forcën e Sigurisë gjatë gjithë procesit të punës rreth këtij procesi ka punuar ngushtë dhe në transparencë të plotë me Ekipin këshillues të NATO-s për MFSK-në(NAT), Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për Forcën e Sigurisë(NLAT) si dhe me organizatën DIR- nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe drejtori i NAT-it, Dominic-Haydn Braithëaite i cili me këtë rast deklaroj se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se Ministria për FSK ka punuar fort në këtë proces në mënyrë që tërë pakon ligjore ta kompletoj dhe të zhvilloi përgatitjet e duhura para se institucionet të marrin vendim për transformim, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.