Fshatarët mbjellin 111 pemë sa herë që lind një vajzë (FOTO) NULL NULL 05.08.2020 11:08 05.08.2020 11:08 Në shumë pjesë të Indisë, foshnjat e gjinisë mashkullore favorizohen më shumë se vajzat, të cilat – për shkak të sistemit atje, mund të shihen si një barrë financiare për familjet. Por, njerëzit e fshatit Piplantri janë duke e luftuar këtë paragjykim. Aty fshatarët festojnë lindjen e vajzave të tyre duke mbjellë 111 pemë për secilën foshnje. Rituali filloi pasi Shyam Sunder Paliwal humbi vajzën e tij adoleshente dhe mbolli një pemë për nder të saj. Sot, ai po udhëheqë kauzën për t’u siguruar që vajzat e Piplantri janë të mbrojtura nga lëndimet dhe të arsimuara në mënyrë që të rriten për t’u bërë të pavarura dhe të përmbushura me veten. Pemët tani po bëhen burim i bukurisë, mirëmbajtjes dhe rritjes për vajzat dhe fshatin në tërësi.