Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fryhen 4 lumenjtë e Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 20.11.2022 20:17

Përmbytjeve nga reshjet e shiut të orëve të fundit nuk u shpëtoi as Mitrovica.

Atje lumenjtë e qytetit u vërshuan dhe morën para gjithçka që gjetën përfshirë edhe një urë e këmbësorëve në rrugën “Mbreti Bardhyl”.

Një fryrje aq e madhe e lumit sipas banorëve nuk është mbajtur mend që nga nëntori i vitit 1979, njofton Klankosova.tv.

Gjendja e rënduar nga reshjet, nxori në terren edhe kreun e Mitrovicës Bedri  Hamza, që tha se rritja e nivelit në 4 lumenjtë e qytetit si atë të Lushtës, Ibrit, Sitnicës e Trepçës solli telashe.

Por sipas Hamzës për menaxhimin e situatës në terren janë kontraktuar 4 operatorë që intervenuan kudo që pati nevojë.

lajme të ngjashme