Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frustrimi i kryeministrit – Lajçak është emisar pro Serbisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 18.09.2023 20:18

Aleksandër Vuçiqin e kishte përballë e Miroslav Lajçakun anash.

Por, Albin Kurti ka krijuar një përshtypje sikur sllovaku ishte ngjit me serbin.

Kështu, kryeministri i Kosovës e akuzoi emisarin e BE-së se po ia mbanë anën Vuçiqit e Serbisë, në atë që e cilësoi si skenar të kooridunuar.

Bile, në një konferencë të rrallë për medie që mbajti në prishtinë, 4 ditë pas takimit dështak të Brukselit, shefi i qeverisë deklaroi se në takimin bilateral dhe atë trilateral iu kërkua ajo që Beorgadi e lyp me ngulm, asociacionin.

Pretendimin se Lajçak është kundër Kosovës, Kurti tha se e përforcoi kur iu refuzua propozimi i tij për sekuencimin e marrëveshjes, njofton Klan Kosova.

Ai që iu paraqit si propozim serb, sipas tij, është kushtëzim i Vuciqit dhe Serbisë, më i vjetër se gjashtë muaj. Kështu, Kurti tha se e kuptoi që Beorgadi s’dha asnjë ide për sekuencimin e marrëveshjes, por kjo u fsheh nga emisari.

lajme të ngjashme