Fruit Ninja, loja që të mëson matematikën NULL NULL 12.05.2015 22:57 12.05.2015 22:57 Një prej lojëve më të shkarkuara në platformat mobile, tani me qëllim arsimimi. Fruit Ninja është një prej lojërave më të shkarkuar në platformat mobile. Loja ka arritur të mbajë popullaritetin e saj edhe pas kaq shumë vitesh, dhe zhvilluesi i saj, Halfbrick Studios, po mendon të bëjë këtë lojë edhe më edukative. Loja do të vijë në formën Fruit Ninja: Math Master, që do të thotë se parimisht do të jetë e njëjtë me konceptin e lojës origjinale, vetëm se përdoruesit nuk duhet thjesht të presin fruta, por duhet të presin sasinë e duhur. Kështu loja do të shërbejë si mjet mësimi për fëmijët. Loja do të përfshijë ushtrime të ndryshme matematikore. Për shembull, mund të shfaqet ekuacioni “4 x 2” dhe fëmijët duhet të presin 8 fruta për të fituar lojën. Fruit Ninja: Math Master mund të shkarkohet në iTunes dhe Google Play Store për 5 dollarë. Meqë loja është për fëmijë, zhvilluesit e saj kanë vendosur që të mos ofrojnë blerje brenda aplikacionit për të shmangur blerjet e paautorizuara nga prindërit.