Frika dhe vuajtja në Khan Younis po bëhen gjithnjë e më të mëdha NULL NULL 10.12.2023 16:54 10.12.2023 16:54 Khan Younis Frika dhe vuajtja në Khan Younis po bëhen gjithnjë e më të mëdha, ndërsa tanket izraelite po përparojnë nga dy drejtime. Njerëzit janë mjaft të shqetësuar sepse kanë parë të njëjtën situatë në qytetin e Gazës përpara armëpushimit. Kështu që ata besojnë se do të ketë më shumë vuajtje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Mbrëmë pati luftime të ashpra rreth kësaj zone dhe njerëzit mund të dëgjonin bombardimet dhe sulmet ajrore. Pati gjithashtu disa shkëmbime zjarri pasi Hamasi thotë se militantët e tyre po luftonin kundër izraelitëve në atë vend. Mëngjesin e sotëm, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për largimin e banorëve që jetojnë në qendër të qytetit. Atyre iu tha të largoheshin nga perëndimi, por zona perëndimore nuk ka infrastrukturë apo lehtësira për të qëndruar njerëzit. Pra, shumica e njerëzve po qëndrojnë në tenda me shumë pak ushqim dhe ujë të mbetur në vend, dhe shumë pak ushqim dhe ujë që vjen nga kufiri i Egjiptit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE 2 minuta më parë
Kosova Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, edhe me Trumpin - thotë Ivo Stier 3 minuta më parë
Kosova Stier: Përgjegjësit për Banjskën të dalin para drejtësisë, e jo t’i kemi në liri 9 minuta më parë