Francë: Vritet kamarieri pasi e vonoi sanduiçin NULL NULL 18.08.2019 18:56 18.08.2019 18:56 Një kamerier në Francë ka vdekur pasi është qëlluar me armë nga një klient i cili u irritua duke pritur gjatë për sandviçin e tij, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Kolegët e viktimës thirrën policinë pasi ai u qëllua në sup, ky incident ka ndodhur në Noisy-le-Grand në lindje të Parisit të premten në mbrëmje. Një dëshmitar tha se personi i armatosur humbi durimin “pasi sandviçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt”, dhe më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes. 28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes. Policia i tha AFP-së një hetim për vrasjen është hapur dhe personi i armatosur është në arrati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.