Francë, 6 të arrestuar për vjedhjen e një vepre të Banksyt (VIDEO) NULL NULL 27.06.2020 22:15 27.06.2020 22:15 Gjashtë persona janë arrestuar në Francë si të dyshuar për vjedhjen e një vepre arti që i atribuohet viktimave të Bataclanit. Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur. Ata janë arrestuar gjatë disa operacioneve të ndryshme policore, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Punimi ishte realizuar nga artisti anonim Banksy në vitin 2018 në një derë metalike në sallën e operës në Bataclan të Francës. Në punimin në fjalë duket një vajzë e re e veshur në të zeza, e cila vajton për 90 personat e vrarë gjatë sulmit terrorist që u zhvillua më 13 nëntor të vitit 2015. Hajdutët e maskuar kanë arritur ta vjedhin veprën duke prerë derën e metalit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025