Franca zhvendoset në Austri për përgatitjet NULL NULL 01.06.2016 21:01 01.06.2016 21:01 Trajneri i Francës, Didier Deschamps, pasi përcaktoi 23 futbollistët që do të marrë me vete në “Euro 2016”, vendosi të bëjë një ndryshim në stërvitjen e skuadrës së tij. Ai dhe futbollistët u transferuan në një resort malor në Austri, ku do të qëndrojnë deri më 4 qershor, ditë kur do të zhvillohet edhe ndeshja miqësore me Skocinë. “Ne u larguam nga ambienti i zakonshëm, kështu që mund të gjejmë pak qetësi. Shumë skuadra kanë qenë këtu në rang përfaqësuesesh apo klubesh, sepse infrastruktura është ideale për përgatitjen e një turneu”, tha Deschamps. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.