Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca voton në zgjedhjet parlamentare

NULL NULL
07.07.2024 17:21
Votuesit francezë dolën për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare
Votuesit francezë dolën për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Pamjet: Euronews

Votuesit francezë dolën për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën.

Kjo ka mundësi që të bëhet shkak që partia National Rally e ekstremit djathtë (RN) të dalë si partia më e fortë, duke dëmtuar rëndë autoritetin e presidentit Emmanuel Macron.

Pjesëmarrja ishte 26.3% rreth mesditës, nga 18.99% gjatë raundit të dytë të votimit në 2022, tha Ministria e Brendshme, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ishte niveli më i lartë i pjesëmarrjes në mesditë që nga viti 1981, thanë anketuesi Harris Interactive dhe Ipsos, duke ilustruar interes të fortë publik në një zgjedhje që ka polarizuar pikëpamjet politike.

Sondazhet e fundit të opinionit kanë parashikuar që RN të fitojë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, por parashikoi se mund të mos ketë një shumicë absolute.

lajme të ngjashme