Franca shpall Parisin dhe Marsejën – zona të rrezikut të lartë të përhapjes së COVID-19 NULL NULL 14.08.2020 11:13 14.08.2020 11:13 Qeveria franceze ka shpallur qytetet si Parisi dhe Marseja, zona të rrezikut të lartë të përhapjes së koronavirusit. Tani pritet që lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve në këto dy qytete të kufizohen. Kufizime poashtu, pritet të ketë edhe në qarkullimin e transportit publik, transportit ajror dhe pritet të ketë numër të kufizuar të njerëzve në restorante dhe bare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Qytetarët francezë nga kryeqyteti i Parisit dhe qyteti jugor Marseja, do ta kenë obligative bartjen e maskës në hapësirat publike ku grumbullohen shumë njerëz. Këto masa, merren pasi për ditën e dytë me radhë ku Franca ka regjistruar numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme atje u regjistruan mbi 2 mijë raste të reja ditore me koronavirus. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.