Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca raporton për 5 mijë e 705 persona në përkujdesje intensive

NULL NULL
08.04.2021 22:51

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka raportuar të enjten se 5 mijë  e 705 persona janë në përkujdesje intensive nga COVID-19, që paraqet uljen e numrit të persona në kujdesin intensiv në tetë ditët e fundit.

Gjithashtu Franca numëron 71 mijë e 944 vdekje nëpër spitale, ku 343 ishin nga dita e djeshme.

Franca ka raportuar 84 mijë e 999 raste të infektimit, numër ky qe vije nga disa ditë më herët për shkak të problemit të mbledhjes së të dhënave, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në këtë shifër përfshihen 30 mijë e 785 raste të reja nga e mërkura, 49 mijë e 754 nga e marta dhe 1 mijë e 542 nga e hëna, e cila ishte një festë zyrtare në Francë. Pjesa tjetër ishin nga ditët e mëparshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme