Franca pa puls, Spanja shpëton faqebardhë në fund NULL NULL 20.03.2025 22:44 20.03.2025 22:44 Goli i Mikel Merinos në minutat shtesë të ndeshjes Holandë-Spanjë, 20 mars, 2025. Foto: AP Franca është mposhtur në kuadër të ndeshjeve të play-offit të Ligës së Kombeve. “Trekolorët” pësuan nga Kroacia me rezultat 2-0. E spanjollët, ndonëse avancuan të parët në minutën e 9-të, Holanda riktheu avantazhin në 2-1. Pak minuta pa përfunduar ndeshje, “Tulipanët” mbetën me një lojtar më pak, dhe këtë e shfrytëzoi “Furia e kuqe” duke barazuar shifrat në minutën e 3-të shtesë me Merinon. Me rezultatin 2-2 edhe u mbyll ndeshja. Ndërkaq, Italia e cila po avanconte në pjesën e parë ndaj Gjermanisë, u mposht me rezultat 2-1. Po ashtu, edhe ndeshja tjetër e Grupit A të Ligës së Kombeve, ajo mes Danimarkës dhe Portugalisë u mbyll me befasi, pasi shokët e Ronaldos u mposhtën me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga Rasmus Hojlund. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.