Franca nga nesër heq përdorimin e maskës në vende publike NULL NULL 16.06.2021 19:38 16.06.2021 19:38 Francezët nga nesër nuk kanë nevojë të mbajnë maskë në fytyrë kur janë në ambiente të hapura. Ndryshimet në masat e reja ndaj COVID-19 i bëri të ditura kryeministri francez, Jean Castex, këtë të mërkurë. Rregulli i mbajtjes së maskës së fytyrës do të hiqet të enjten, ndërsa ora e ndalimit të natës do të përfundojë të dielën, dhjetë ditë më herët sesa ishte planifikuar, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, e cila siç e dini do të vazhdonte deri më 30 qershor, do të pushojë së funksionuari nga kjo e dielë, dhjetë ditë para datës së planifikuar,” tha Castex. Bartja e një maske në ambiente të hapura nuk do të jetë më e detyrueshme “përveç në rrethana të caktuara: kur njerëzit mblidhen së bashku kur janë në një vend të mbushur me njerëz, kur presin në radhë, në treg ose në tribunat e një stadiumi,” tha mes tjerash Castex. Franca po regjistron mesatarisht rreth tre mijë e 900 raste të reja të përditshme të virusit, nga 35 mijë që ishin në pikun gjatë muajve mars-prill. “Ne nuk kemi njohur një nivel kaq të ulët të përhapjes së virusit që nga gushti i kaluar,” tha Castex. Mbi 58 përqind e popullsisë së rritur të Francës ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19.