Franca lëshon lejen e COVID për udhëtime jashtë shtetit NULL NULL 20.04.2021 16:54 20.04.2021 16:54 Franca ka lëshuar një leje shëndetësore “COVID” për të lejuar udhëtimin në të dhe jashtë shtetit. Kjo do të lejojë që qytetarët e vaksinuar, ata që janë testuar negativisht ose që janë shëruar nga COVID-19 që të mund të udhëtojnë për në Francë ose jashtë saj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Leja, e cila është e ngjashme me pasaportat e vaksinave të diskutuara nga shumë vende, është pjesë e funksionalitetit të ri “broshurë” në aplikacionin COVID të vendit, TousAntiCOVID. Brenda “broshurës” njerëzit mund të ruajnë çertifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose rekordimin e rekuperimit nga COVID-19. Cédric O, Sekretari i Shtetit i Francës për Dixhitalizim, u tha gazetarëve se, “Franca është vendi i parë [në BE] që e vë këtë funksionalitet të disponueshëm për qytetarët e saj.”