Franca investon 3.6 miliardë euro për renovimin e satelitëve ushtarak NULL NULL 09.09.2018 14:07 09.09.2018 14:07 Franca do të shpenzojë 3.6 miliardë euro për të rinovuar satelitët ushtarakë në mënyrë që ta mbrohet nga spiunimi i mundshëm i rivalëve. “Ne duam t’i instalojmë kamerat e vëzhgimit në satelitët tanë në mënyrë që të dimë se kush po na afrohet”, ka deklaruar për CNews, ministrja e mbrojtjes, Florence Parly, transmeton Klan Kosova. Gjatë vitit të kaluar Franca ka zbuluar se Rusia është përpjekur t’i kapë transmetimet e një sateliti ushtarak që përdoret nga ushtria e Francës dhe Italisë për komunikime sekrete, ka bërë të ditur Parly. Plani i investimeve franceze vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar nevojën për krijimin e një “Force Hapësinore” e cila do të përdoret si një degë e re amerikane në vitin 2020. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit 2 minuta më parë