Franca emëron Rene Troccaz të dërguar për Ballkanin Perëndimor NULL NULL 29.09.2023 22:45 29.09.2023 22:45 Rene Troccaz është i dërguar i Francës për Ballkanin Perëndimor. Ai është emëruar në këtë pozitë nga Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, transmeton KlanKosova.tv. “Emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, të cilën ne e mbështesim”, thuhet në njoftim. “I dërguari i posaçëm do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në koordinim me homologët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të monitorojë gjithashtu nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit dhe do të jetë në gjendje të përfaqësojë Francën në ngjarjet dhe forumet ceremoniale të nivelit të lartë”.