Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca dhe Britania me marrëveshje të re për ndalimin e emigrantëve

NULL NULL
08.03.2023 19:03
Emmanuel Macron dhe Rishi Sunak
Emmanuel Macron dhe Rishi Sunak Marreveshja per emigrantet permes Kanalit

Franca dhe Britania po punojnë për një marrëveshje të re për pengimin e kalimit të emigrantëve në Kanal, e cila mund të arrihet gjatë takimit midis dy liderëve Emmanuel Macron dhe Rishi Sunak në fund të javës, bën të ditur një zyrtar francez.

Macron planifikon ta mirëpresë kryeministrin britanik Sunak në Paris të premten për takimin e parë midis tyre në pesë vjet, shkruan AFP, përcjell Klankosova.tv.

Ndalimi i kalimit të emigrantëve nëpër Kanalin nga Franca deri në Britani do të jetë çështja kryesore e bisedimeve.

“Jemi në proces të përfundimit të termeve të fuqizimit të bashkëpunimit tonë operacional”, thotë një këshilltar i Macron për gazetarë në kushte anonimiteti.

Britania u pajtua t’ia paguajë Francës edhe 72.2 milion euro sipas marrëveshjes nga nëntori i kaluar që ndihmoi në vendosjen e 350 personave shtesë për të zbuluar dhe ndaluar kalimet e anijeve me emigrantë.

Qeveria britanike nënvizoi një draftligj të ri për emigracionin të martën që synon të ndalojë emigrantët të kalojnë nëpër Kanal, një nga kanalet më të ngarkuara për transport në botë.

Ky ligj, i cili do të ndalojë njerëzit që arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të kërkojnë azil, nxiti protesta nga grupet për të drejtat e njeriut.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.