Fotoja që tregon sfidat e vaksinimit në Amazonë: E barti në shpinë babain që të vaksinohet

Fotoja që tregon sfidat e vaksinimit në Amazonë: E barti në shpinë babain që të vaksinohet

NULL NULL
2 weeks më parë

Një foto e një burri indigjen që mban në shpinë të atin, për të marrë vaksinën antiCOVID, u bë shumë virale.

Kjo ka ndodhur në Amazonën braziliane dhe është bërë simbol i logjistikës së komplikuar të vaksinimit në një nga zonat më të largëta të botës.

Fotoja e bërë nga një mjek, tregon 24-vjeçarin Tawy duke mbajtur babain e tij, Wahun, 67 vjeç, pasi të dyve iu dha një dozë vaksine.

Atyre iu desh të ecnin me orë të tëra nëpër pyll për të arritur në vendin e vaksinimit.

Të dhënat zyrtare thonë se 853 njerëz indigjenë kanë vdekur me COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Taëy dhe Wahu i përkasin komunitetit indigjen Zo’é, i cili ka rreth 325 anëtarë, ata jetojnë në izolim relativ në dhjetëra fshatra në një zonë të barabartë me 1.2 milionë fusha futbolli në shtetin verior të Pará.

Erik Jennings Simões, mjeku që bëri foton, shtoi se Wahu mezi shihte dhe ecte me vështirësi për shkak të problemeve gjatë rrugës.