Fotoja e parë e Hënës e shkrepur para 184 viteve NULL NULL 02.01.2023 08:10 02.01.2023 08:10 Louis Da Guerre, pionier francez i fotografisë, është i pari që realizon fotografimin e Hënës, të cilën e bëri më 2 janar të vitit 1839. Da Guerre ( 1787 – 1851) ishte piktor dhe fizikan i njohur për shpikjen e procesit të fotografimit të portretit. Ai u bë i njohur si një nga etërit e fotografisë, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova. Edhe pse i famshëm për kontributet e tij në fotografi, Da Guerre ishte gjithashtu një piktor i arrirë dhe zhvillues i teatrit diorama (3-D). klankosova.tv