Fotografja Jutta Benzenberg me ekspozitë në Muzeun Marubi NULL NULL 04.07.2022 15:21 04.07.2022 15:21 Muzeu Marubi ka bërë të ditur se fotografja Jutta Benzenberg do të hap ekspozitën e saj personale në Tiranë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur nga 8 korriku deri më 6 nëntor të vitit 2022, transmeton KlanKosova.tv. Fotografitë dhe historitë e rrëfyera krijojnë një biografi të Shqipërisë, të parë përmes syve të Benzenberg-ut. Në të njëjtën kohë, ato janë edhe një reflektim i biografisë së saj personale dhe dëshmia e karrierës së gjatë të njërës prej fotografeve më aktive në Shqipëri, transmeton KlanKosova.tv. Kurator i ekspozitës është Kim Knoppers, emri i këtij projekti të Benzenberg është “Biografia e Shqipërisë nga tani deri në vitin 1991”.