Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografja e talentuar nëntë vjeçare (FOTO)

NULL NULL
22.06.2016 11:55

Nëntë vjeçarja Regina Wyllie, gjithmonë kishte një kërshëri për të fotografuar.

Kur ishte tre vjeçe shkrepi fotografinë e saj të parë kur babai i saj e mësoi, transmeton Klan Kosova.

E tani, vetëm nëntë vjeçare po ushtron profesionin e fotografes nëpër dasma.

1]

“Që në moshën tre vjeçare ajo filloi që ta merrte fotoaparatin tim nga qanta dhe më kërkonte që t’i tregoja ato që fotografoja. Unë asnjëherë nuk e shtyja atë që ta pëlqente fotografinë, por preferoja që vet të parashtronte pyetje”, tha Kevin Wyllie, babai i vajzës.

2

Për herë të parë ajo fotografoi një dasmë më 15 prill të këtij vitit, kur babai i saj i kishte kërkuar asaj që ta asistonte.

“U kënaqa shumë në dasma dhe detyrohesha që të punoja shpejtë, gjë që për mua ishte shumë sfiduese”, u shpreh Regina.

Por, çifti i martuar ishin të mahnitur nga fotografitë të cilat i kishte nxjerrë Regina nëntë vjeçare.

“Çifti ishte tejet i kënaqur. Në fakt ata më thanë që fotografitë që Regina kishte bërë sidomos të fëmijëve i kishte bërë ata të qanin”, u shpreh Kevin.

Ai u shpreh se shumë çifte tani kërkojnë shërbimin e Reginas.

“Gjithmonë mendoja që fotografitë do të jenë hobi. Unë dëshiroja të bëhesha një dizajnere – por kam filluar të mendoj që do të bëhem një fotografe profesionale, njësoj sikurse im atë”, u shpreh Regina.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga kjo vogëlushe.

4

17

5

6

7

8

10

11

12

13

14

15

16

lajme të ngjashme