Fotografitë të fëmijëve në luftë të kthyera në ilustrime NULL NULL 29.10.2015 14:50 29.10.2015 14:50 Gunduz Aghayev është një ilustrues që e irriton fakti që fëmijët i vuajnë më së shumti pasojat e luftës. Artisti dënon ata persona që i bëjnë fëmijët e tyre pjesë të lojës së ndyrë, transmeton Klan Kosova. “Fëmijët janë të pafajshëm dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta ndritur të ardhmen e tyre”. “Nuk duhet që ne t’i përsërisim mëkatet e kaluara”. “Le ta bëjmë botën aq perfekte sa fëmijët, për fëmijët”, është shprehur Aghayev. Ai ka realizuar disa ilustrime me fëmijët fotografitë e të cilëve kanë bërë bujë në gjithë botën, dhe ende mbahen mend për historinë tragjike që kanë prapa. Në ilustrimet e tij mund të shohim “Vajzën nga Vitnami” në përfundim të Luftës së Dytë Botërore e deri tek vdekja e Aylan Kurdi në brigjet e Turqisë. Në të gjitha punimet e tij, shihen këta fëmijë duke jetuar ashtu siç e meritojnë e jo të vuajnë për vendimet e të tjerëve.