Fotografia e Putinit në zyrën e ish-kryetarit të Zveçanit NULL NULL 27.05.2023 22:26 27.05.2023 22:26 Vladimir Putin Zvecan fotografia Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq. KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit. Nuk dihet sesi është thyer e njëjta dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025