Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotografia e fundit e Halyna Hutchins para se të vritej në xhirimet e “Rust”

NULL NULL
27.10.2021 13:41

Është publikuar fotoja e fundit e kineastes Halyna Hutchins në xhirime, para se të qëllohej për vdekje.

Hutchins, 42 vjeçare, vdiq nga plagët pasi u qëllua nga arma që po mbante Alec Baldwin në xhirimet e filmit “Rust” të enjten e kaluar.

Serge Svetnoy, elektricisti në film dhe mik i ngushtë i Hutchins, ka postuar foton e fundit të së ndjerës në xhirime.

Ai e ka postuar foton në Facebook duke shkruar: “Kjo është fotoja e fundit me Halyna në shesh”.

Në foto, Hutchins shihet me shpinë nga kamera, me kufje mbi kapelë dhe një xhaketë të fryrë.

Nuk dihet se kur është bërë fotografia, por skena ishte duke u vendosur në një kishë të vogël me stola druri, ku u qëllua Hutchin, transmeton Klankosova.tv.

Last picture of Halyna Hutchins

lajme të ngjashme