Fotografia e ballkonit, ironizim apo zhvendosje e vëmendjes? (VIDEO) NULL NULL nga 12.07.2023 20:39 nga 12.07.2023 20:39 Vetë i pesti e fytyrat plot gaz. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mblodhi të martën pasdite presidenten, kryeparlamentarin, kryediplomaten e kryenegociatorin në ballkonin e ekzekutivit. Ai shkroi se me ta kaloi këndshëm në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, ironizim ky sipas organizatës joqeveritare FOL, në njëfarë mënyre mund të nënkuptonte izolim për vendin. Përshkrimi po konsiderohet një ‘diss’ për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas dështimit të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, por për dikë i pavend. Nga këndvështrimi i marrëdhënieve me publikun, është bërë vetëm për konsum politik. FOL-i këtë e konsideron edhe si anashkalim të prioriteteve karshi situatës ku ndodhemi. Shefi i qeverisë, këshillohet që të marr me seriozitet përgjegjësitë që i takojnë. Kronikë e zgjeruar nga gazetari Flamur Gajtani. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv