Fotografi të papara të Audrey Hepburn NULL NULL 14.06.2015 13:08 14.06.2015 13:08 Në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Amerikë, i biri i aktores Audrey Hepburn, ka ndarë fotografi të papublikuara më parë, nga jeta private dhe kujtimet e saj, shkruan gazeta britanike, The Independent. Në mesin e shumë figurave të njohura amerikane, edhe Audrey Hepburn ka zënë këndin e saj në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Amerikë (galeri amerikane, që iu është kushtuar personaliteteve që kanë kontribuuar në historinë amerikane) dhe disa nga fotografitë zbulojnë momente nga jeta e saj, të cilat nuk ishin edhe aq të njohura për publikun. Shumë nga fotografitë e publikuara në ekspozitë u takojnë bijve të aktores dhe kjo është hera e parë që fotografitë e tyre personale janë pjesë e një ekspozite. Hepburn ka lindur në Bruksel, nga një nënë holandeze dhe një baba anglez, i cili më pas e mori nënën e saj për shkollim në Angli. Kur Hepburn ishte gjashtë vjeçare, babai i saj e la familjen, gjë që ajo e ka shpjeguar si më momentin më tragjik të jetës së saj.