Fotografi që tregojnë sa të varur jemi nga telefonat NULL NULL 13.10.2015 11:22 13.10.2015 11:22 Fotografi amerikan Eric Pickersgill, ka realizuar një projekt të quajtur “Removed”. Ai në fotografitë e tij e ka larguar telefonat nga personazhet e tij, duke treguar kështu se sa të varur jemi nga celularët e mençur. Pickersgill ishte inspiruar nga një familje që kishte hasur në një prej kafeneve në New York. “Në një kafene ishte një familje që ishin shumë të largët nga njër-tjetri”. “Nuk flisnin shumë”. “Babai dhe dy vajzat po shikonin telefonat e tyre”. “Nëna nuk kishte një të tillë, ose thjeshtë nuk ishte duke e përdorur”. “Ajo shikonte jashtë dritares, e vetmuar dhe e mërzitur e shoqëruar nga familja e saj e ngushtë”. “Burri i saj e shikonte herë pas here, vetëm sa për ta njoftuar për ndonjë gjë që kishte hasur teksa shikonte telefonin”, është shprehur Pickersgill. Kështu që ai i inspiruar nga kjo familje “moderne”, realizoi disa fotografi duke u kërkuar miqve të tij që të qëndrojnë në të njëjtën pozitë sikurse janë në celularë. Më poshtë mund të shikoni se si duken njërzit kur qëndrojnë në telefon të zgjuar.