Fotografi që tregojnë momente të veçanta e të dhimbshme NULL NULL 28.02.2017 20:00 28.02.2017 20:00 1. Një person nga Kongo shikon duart dhe këmbët e prera të vajzës së tij pesëvjeçare pasi që nuk kishin ofruar kuotën e nevojshme të gomës, që kërkohej nga pushteti në vitet 1885-1908. Vajza dhe nëna e saj ishin vrarë pastaj u ishin prerë gjymtyrët. 2.Një djalosh japonez shihet duke bartur vëllanë e tij, derisa t’i vije radha për t’u varrosur, në shtator të vitit 1945 pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. 3.Një murg budist vë veten në zjarr me qëllim të kundërshtimit të politikave të kryeministrit Diem në vitin 1963. Këto politika ishin pro-kristiane dhe diskriminonin budizmin. 4.19 vjeçarja Diana Bryant gjen vdekjen pasi që shemben shkallët emergjente gjatë një zjarri në banesën e saj. Vajza e saj dyvjeçare e cila rrëzohet së bashku me Dianan, shpëton pasi që bie mbi trupin e të ëmës. 5.Kjo foto është realizuar dy javë para masakrës në Shkollën e Mesme Columbine. Në qoshen e majtë shihen Eric Harris dhe Dylan Klebold, studentët që ishin përgjegjës për të shtënat në këtë masakër.